Politika e privatësisë
Përditësuar më: 2026-11-10
Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale merr Bregor Axhimusa B.I. ("ne"), pse i merr, si ruhen dhe si mund t'i fshini. Ajo vlen për këtë faqe dhe për BA Social Publisher (Meta App ID 1110389358458860), aplikacionin që publikon artikuj në faqet e Facebook-ut dhe llogaritë e Instagram-it që klientët tanë lidhin me të.
Kush është përgjegjës
Bregor Axhimusa B.I., Rr. Enver Topalli, p.n., 70000 Ferizaj, Kosovë, NUI 812060359, [email protected], +383 44 904 465
Të dhënat që merr aplikacioni BA Social Publisher
- emrin tuaj, siç e jep Facebook Login;
- listën e faqeve të Facebook-ut që menaxhoni dhe zgjidhni t'i lidhni;
- tokenët e qasjes për ato faqe, me të cilët aplikacioni publikon në emrin tuaj;
- llogarinë e biznesit në Instagram të lidhur me një faqe;
- metrikat e postimeve që publikoi aplikacioni (p.sh. shtrirja, shfaqjet, reagimet, komentet dhe shpërndarjet).
Kur lidhni llogarinë përmes Facebook Login dhe jepni lejet e kërkuara, aplikacioni merr vetëm:
Pse i përdorim
- për të publikuar artikujt që ju ose ekipi juaj i miratoni në faqet dhe llogaritë e lidhura;
- për t'ju treguar si performojnë ato postime;
- për ta mbajtur lidhjen funksionale dhe të sigurt.
Nuk i përdorim këto të dhëna për reklama, profilizim apo ndonjë qëllim tjetër dhe nuk publikojmë asgjë pa miratimin tuaj.
Ku dhe si ruhen
Aplikacioni punon në serverin e vetë klientit. Të dhënat tuaja ruhen aty, jo në një bazë të dhënash të përbashkët me klientë të tjerë. Tokenët e qasjes dhe vlerat e tjera të ndjeshme ruhen të enkriptuara, lidhjet bëhen me HTTPS dhe qasje kanë vetëm personat që ju autorizoni.
Sa kohë i mbajmë
Të dhënat mbahen vetëm sa kohë që llogaria ose faqja juaj është e lidhur. Kur e hiqni aplikacionin ose kërkoni fshirjen, tokenët e qasjes pushojnë së punuari menjëherë dhe të dhënat e ruajtura fshihen brenda 30 ditëve. Kopjet rezervë që i përmbajnë mbishkruhen brenda së njëjtës periudhë.
Ndarja me të tjerë
Nuk i shesim, nuk i japim me qira dhe nuk i ndajmë të dhënat tuaja me askënd. Përmbajtja i dërgohet Meta-s vetëm për t'u publikuar në faqet dhe llogaritë që keni lidhur. Të dhënat ia japim një autoriteti vetëm kur e kërkon ligji.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre dhe mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë duke e hequr aplikacionin (shih faqen Fshirja e të dhënave). Mund të paraqisni ankesë edhe në Agjencinë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës. Çdo kërkesë e përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Kjo faqe
Kur përdorni formularin e kontaktit, ruajmë emrin, adresën e email-it dhe mesazhin që dërgoni, vetëm për t'ju u përgjigjur. Faqja nuk vendos cookies për reklama apo gjurmim.
Kontakti
Për çdo pyetje apo kërkesë për privatësinë, shkruani në [email protected].